Patrick Hammer nga një kanal televiziv në New York, ka kërcyer nga frika kur në ekran i është paraqitur një merimangë, që dukej gjigante ngase ishte shumë pranë kamerës.
Reporteri është larguar për një moment, por është kthyer sërish duke e përshkruar ngjarjen, teksa insekti e kapi dhe nisi ta hajë një tjetër që e kishte pranë, transmeton Telegrafi.
“Kemi një merimangë që e ka afër drekën dhe po bëhet gati të ushqehet”, ka thënë Hammer.
Pasi është larguar nga ekrani, ai ka vazhduar sërish të njoftojë për motin, teksa vazhdonte të qeshte me kolegët. /Telegrafi/