Klubit futbollistik, FC Prishtina, i është bashkuar nga sot (e shtunë) edhe moderatori i njohur Durim Xhema.
Ai do të jetë pjesë e klubit në rolin e moderatorit, dhe do të shërbejë si prezantues para ndeshjeve futbollistike në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lajmi është konfirmuar nga vet faqja e ekipit FC Prishtina, përmes një njoftimi në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
“Mirësevjen Xhurim Dema, zëri i Prishtinës! Stadit të FC Prishtinës i bashkohet edhe ylli televiziv, Xhurim Dema, i cili do të prezantojë ndeshje që skuadra jonë i zhvillon në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, thuhet në njoftim.
“Spektakli nuk do të mungojë asnjëherë në “Fadil Vokrri” nga zëri dhe batutat e tij”, shkruan klubi i FC Prishtinës në mbishkrimin e njoftimit.
Ndërkohë, edhe vet Durimi i entuziazmuar për rolin e tij të ri, e ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/