Telegrafi

Prezantuesi i BBC-së largohet para përfundimit të emisionit: “Jam i mërzitur, po largohem”! (Video)

Në programin mëngjesit të televizionit të njohur BBC ka ndodhur një situatë jo e zakonshme, kur një prezantues vendosi të largohej nga studio.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë prezantuesi i BBC, Ben Thompson, ai që la bashkëpunëtoren e tij Sally Bundock, kur vendosi të largohej nga programi më herët.

Siç bëhet e ditur në emisioni po diskutohej rreth Elon Musk, i cili donte që stafi i Tesla të largohej nga takimet joproduktive ose të injoronte rregullat e kompanisë, nëse ishte e nevojshme.

Dhe Ben vendosi të “zbatonte mendimet e Muskut” në punën e tij dhe tha: “Unë mendoj të largohem tani”.

“Unë mendoj se jam i mërzitur tani. Po largohem. Shihemi më vonë”.

Një veprim i tillë thuhet se erdhi vetëm pak minuta pasi Louise u tha shikuesve: “Ne duhet të shkojmë për një takim në një minutë për të folur për atë se sa i mirë ishte ky program”.

Pastaj bashkëprezantuesja e tij u la që të përfundojë programin e vetme, duke thënë: “Ben do të shkojë në takimin tonë tani!”

Një email i rrjedhur thuhet se ka treguar se Musk mendonte se shmangia e takimeve të mëdha do të përmirësonte produktivitetin.

Ai tha: “Nuk është e vrazhdë të largohesh, është e pasjellshme që dikush të qëndrojë dhe të humbasë kohën kot”. /Telegrafi/