Telegrafi

Prezantuesi amerikan e konsideron performancën e Rihannas në Super Bowl si një ritual satanik

(Foto: Getty/Screenshot/NewsMax)

Prezantuesi amerikan, Grant Stinchfield, nga rrjeti televiziv Real America’s Voice, ka shprehur një opinion të çuditshëm lidhur me performancën e Rihannas në Super Bowl.

Gjegjësisht, moderatori në fjalë pretendon se interpretimi i këngëtares ishte një ritual satanik.

Lexo po ashtu Momenti shokues kur një prej balerinëve të Rihannas gati sa nuk ra nga platforma lëshuese gjatë performancës së saj në Super Bowl

Stinchfield gjithashtu theksoi se kërcimtarët ishin veshur si tullumbace spiune kineze dhe se “prindërit do të kenë probleme të mëdha për t’ua shpjeguar këtë performancë fëmijëve të tyre”.

Megjithatë, prezantuesi shpejt ndryshoi mendje dhe i ripagëzoi kërcimtarët si engjëj.

“Ajo është e veshur me të kuqe dhe bie nga qielli, ndërsa është e rrethuar nga njerëz të veshur si engjëj. Dhe a e dimë të gjithë historinë se si Satani ra nga qielli dhe mori me vete engjëjt e tij të rënë”, është shprehur ai.

Lexo po ashtu Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë

Stinchfield ka komentuar edhe faktin se këngëtarja është prekur mes këmbëve gjatë performancës dhe e konsideron të neveritshëm interpretimin e saj. /Telegrafi/