Telegrafi

Prezantueset e ‘Këngës Magjike’ përmbysin rendin: Femrat s’janë vetëm për bukuri në skenë! (Foto)

Sonte (e mërkurë) është duke u mbajtur nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 19-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Nata  e parë nisi nën drejtimin e bukurosheve të televizionit Klan, Arjola Shehu dhe Nenina Shtylla, krahas producentit të festivalit “Kënga Magjike”.

Femrat në ekran shpesh janë parë si një “objekt” tërheqjeje, por kësaj radhe mesa duket, dy prezantueset bukuroshe kanë përmbysur rendin e shfaqjes ekstravagante në skenë.

Në momentin që të gjithë prisnin fustane, elegancë apo edhe provokime, Arjola dhe Nevina befasuan me paraqitjen e tyre, xhaketa në vend të dekoltesë, dhe pantallona elegantë në vend të minifundeve.

Mesazhi që ato transmetuan ka qenë i qartë: Femrat duken bukur edhe kur vishen thjeshtë dhe elegante si meshkujt, pa u ekspozuar apo tepruar në ekstravagancë. /Telegrafi/

Kështu duken bukuroshet Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla në prezantimin e natës së parë të festivalit “Kënga Magjike 2017”