Prezantueses së lajmeve të televizionit “1+1” në Ukrainë, Marichki Padalkos, i ka rënë dhëmbi gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Kjo situatë e pakëndshme i ka ndodhur derisa po lexonte lajmet. Në një moment vërejti se i ra dhëmbi nga goja, por ajo u soll sikur të mos i ketë ndodhur asgjë – e kapi dhe vazhdoi me lexim të lajmeve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ky moment nuk i shpëtoi shumëkujt që madje e kishte filmuar këtë moment e nga publikimi në rrjetet sociale, Padalko është bërë sensacion në internet.
Shumica që e kanë parë videon, e kanë komplimentuar për guximin dhe profesionalizmin e treguar – kjo për faktin se vazhdoi me leximin e lajmeve duke mos i dhënë shumë vëmendje dhëmbit që i ra nga goja. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NMgN27VoCKI&feature=emb_title