Site icon Telegrafi

Prezantuesen e motit e befason një “vizitë e paparalajmëruar”, i biri 9-muajsh i afrohet në studio derisa ajo po raportonte drejtpërdrejtë

Prezantuesja e motit pasi një befasi të këndshme gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kur në studio u fut fëmija i saj dhe iu afrua – derisa ajo po jepte motin.

Leslie Lopez nga televizionit ABC7 po raportonte për motin në Los Angeles të Kalifornisë, kur djali i saj 9-muajshe Nolan i bëri një vizitë të “paparalajmëruar”, transmeton Telegrafi.

Duke parë se ishte në transmetim të drejtpërdrejtë dhe nuk kishte nga t’ia mbante, ajo vendosi për pak sekonda ta ndërpresë raportimin dhe ta kap vogëlushin.

Kujtojmë që Nolan së fundmi ka mësuar të ecë dhe kështu kishte vendosur ta vizitojë të ëmën në vendin e saj të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version