Telegrafi

Prezantoi patentë shoferin e një personi tjetër dhe sulmoi policët – arrestohet i dyshuari nga Obiliqi

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Babimoc të Obiliqit pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar në detyrë dhe deklarim i rremë”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pasi që ishte ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë legjitimimit ka prezantuar patentë shoferin e një personi tjetër dhe po ashtu ka penguar zyrtarët në kryerje të detyrës ku si pasojë njërit nga zyrtarëve i ka shkaktuar lëndime.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/