Google prezantoi të mërkurën pajisje dhe softuer të rinj në konferencën e saj vjetore I/O 2023.
Gjiganti teknologjik me këtë rast ka prezantuar telefonin Android Pixel 7a. Ashtu sikurse telefonat e mëparshëm të modelit “Pixel a”, modeli Pixel 7a merr shumë nga veçoritë e dizajnit të telefonave Pixels më të shtrenjtë sikurse Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro por i paketon ato në një telefon më të përballueshëm, transmeton Telegrafi.
Modeli i ri do të zëvendësojë Pixel 6a dhe do të funksionojë me çip të Tensor Google që e bën telefonin më të shpejtë.
Pixel 7a do të ketë memorie prej 8 GB RAM.
Telefoni është nga tani i disponueshëm për blerje me një çmim prej 499 dollarë. /Telegrafi/