Site icon Telegrafi

Prezantohet si polic, rrah një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person për arsye të panjohura është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i cili iu është prezantuar si polic.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

“Viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se për arsye të panjohura është sulmuar fizikisht nga një peron i panjohur i cili iu është prezantuar si polic. Viktima ka pësuar lëndime trupore  dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version