Telegrafi

Prezantohet rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kur është ndaluar nga Policia është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur në Shtërpcë të dielën, në ora 21:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk është ndaluar kur njësiti policor i ka dhënë  shenjë për tu ndalur dhe ka ikur. Kur i dyshuari është ndaluar nga njësiti policorë i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor”, thuhet në raport.

I dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/