Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kur është ndaluar nga Policia është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur në Shtërpcë të dielën, në ora 21:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk është ndaluar kur njësiti policor i ka dhënë shenjë për tu ndalur dhe ka ikur. Kur i dyshuari është ndaluar nga njësiti policorë i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor”, thuhet në raport.
I dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/