Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Ngacmim seksual dhe prezantim i rrejshëm” që ka ndodhur dje në Mitrovicë.
Sipas raportit 24 orësh thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’, ka ndaluar një automjet në të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.
Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/