Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të prezantimit të rrejshëm në Zveçan.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 15:55.
“Fshati.Zherovnive, Zveqan 05.09.2024-15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë legjitimimit ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Policia njofton se rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/