Site icon Telegrafi

Prezantohet raporti vjetor i Policisë në Prishtinë, shënohet rënie e disa nga veprave penale më serioze

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2024.

Nënkoloneli Basri Shabani, drejtori rajonal i Policisë në Prishtinë tha se gjatë vitit 2024 kanë menaxhuar me sukses veprimtarinë e policisë, transmeton Telegrafi.

“Rajoni i Prishtinës është ndër rajonet më të rëndësishme të vendit, për fatin se në zonën e përgjegjësisë ka 6 qytete dhe kryeqytetin. Ku në kryeqytet janë të përqendruara të gjitha institucionet qendrore, kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu dhe nga politika, sociale dhe ekonomike. Gjatë vitit 2024 është punuar në drejtim të realizimit të objektivave përmes programeve të cilat kanë pasur për synim përmirësimin e e vazhdueshëm të parametrave të rendit dhe sigurisë publike. Duke u dhënë përparësi luftës të pakompromis të kundër kriminaliteti, gjatë kësaj periudhe është menaxhuar me sukses veprimtaria e policisë, duke përmbushur detyrat e saj”, u shpreh ai.

Shabani deklaroi se gjatë vitit 2024 kanë pasur ulje të veprave penale.

Gjatë konferencës u publikua edhe raporti, ku ishte bërë edhe krahasimi nga viti 2023 dhe 2024./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version