Site icon Telegrafi

Prezantohet potenciali turistik i Maqedonisë në Hungari

Potenciali turistik i Maqedonisë është promovuar para tursitëve hungarez në Panairin e turizmit në Budapest – HUNGEXPO, ku kishte rreth 32 mijë vizitorë dhe operatorë turistik të ndryshëm, organizata dhe institucione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit bëntë ditur se interesimi i hungarezëve u shpreh për njohjen e historisë dhe kulturës, duke shprehur interesim për autokampingje.

Sipas Agjencisë informativetë Maqedonisë – AIM, pritet që në rritjen e turistëve hungarez në Maqedoni të kontribuojë lidhja e drejtpërdrejtë ajrore Shkup-Budapest që do të fillojë në muajin prill të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version