Telegrafi

Prezantohet platforma dhe dizajni i ri i Smardonline.com

Në prezencë të dhjetëra mysafirëve, në Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), kompania e parë dhe më e madhe e shitjeve online, Smardonline.com, ka prezantuar platformën dhe dizajnin e ri të ueb-faqes së kompanisë.

Rrugëtimi i Smardonline.com, përveç vështirësive dhe sfidave më të cilat është ballafaquar stafi i saj në tregun e Kosovës, karakterizohet më progres të vazhdueshëm dhe inovacion.

Menaxherja e Smardonline.com, Marigona Rexhepi, ka treguar për historikun e zhvillimit të kompanisë më të madhe online në tregun e Kosovës, duke thënë se koha ka qenë faktori kryesor që e ka dëshmuar forcën dhe fuqinë e Smard-it në treg.

Drejtori ekzekutiv i Smardonline.com, Denis Gafuri, para mysafirëve ka sqaruar sfidat që i ka kaluar ai së bashku me bashkëpunëtorë për të sjellë deri në këtë pikë të suksesit.

Sipas tij, mijëra kilometra të bëra ndër vite, nga Peja në Prishtinë kanë treguar për përkushtimin dhe dashurinë për ta bërë Smardonline.com lider në tregun online.

Ai ka prezantuar risitë që i sjell Smard-i në platformën dhe ueb-faqen e re, qëllimi i së cilës është komunikimi i shpejtë dhe korrekt me klientët, ofrimi i një eksperience të re të blerjes online.

Gafuri ka sqaruar se Smardonline.com ka punuar për të ofruar shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve, derisa për bashkëpunëtorët (furnitorët) e Smardonline.com ofrohen mundësi të reja – hapje të llogarisë për ngarkim të produkteve të tyre direkt ne ueb faqen e kompanisë, në mënyrë që të mund të shiten dhe promovohen produktet e tyre.  /Telegrafi/

Për të parë platformën e re klikoni: http://smardonline.com/