Telegrafi

Prezantohet plani i veprimit për siguri në shkollat e Prishtinës

Foto: Arkiv

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati kanë shpalosur planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/2026.

Rama tha se hulumtimet e bëra kanë treguar se nxënësit në shkollat e kryeqytetin në një përqindje të konsiderueshme nuk ndihen të sigurt.

Prandaj, ai tha se sigurinë në shkolla të Prishtinës e kanë prioritet, ndërsa theksoi se më këtë plan veprimi synojnë të rritet siguria në shkolla dhe mirëqenia e nxënësve kryeqytetas.

Drejtoresha Musmurati tha se ky plan i vepronit është realizuar nga 20 shkolla të Prishtinës, ku janë intervistuar 500 nxënës, 150 personel shkollor e prindër.

Ajo tha se objektivat e këtij plani janë infrastruktura shkollore që garanton siguri, rritja e sigurisë nga shtëpia në shkollë e anasjelltas, si dhe përmirësimi i klimës së shkollës.

Ky plan parashihet të arrijë koston buxhetore rreth 1.5 milion euro në vit dhe do të implementohet nga Komuna e Prishtinës. /KP/