Ky model kabriolet i ka mahnitur të gjithë në LA Auto Show
Kohë më parë, BMW e ka bërë të ditur dukjen që do ta ketë i pari 8 Series, që nuk e ka pjesën e sipërme, transmeton Telegrafi.
Tani që u prezantua në LA Auto Show, po ua mundëson të gjithëve ta shohin nga afër këtë model, që ka kombinuar në mënyrë të përkryer stilin elegant me linjat e egra.
Madje, njohësit e dizajnëve të veturave, po thonë se është shumë më i bukur si kabriolet. Për ta hapur dhe mbyllur tavanin prej pëlhure speciale, nevojiten vetëm 15 sekonda.
Pjesa e palosur, e ka hapësirën adekuate nën një strehë të vogël, ku bëhet e padukshme me ngjyrën që ka enterieri.
Dihet se heqja e tavanit, ia largon edhe një pjesë të peshës, duke i mundësuar përformancë dhe përjetim sa më të mirë, por që nuk mund të aplikohet në mot të ftohtë.
Ky BMW 8 Series bën dallim edhe në këtë aspekt, pasi ka ngrohëset e veçanta në pjesët anësore, duke krijuar nxehtësi edhe kur hapet në mot të ftohtë. /Telegrafi/