Diego Godin është prezantuar si lojtar i ri i Interit duke thënë se u bashkua me klubin italian për të dhënë gjithçka nga vetja e tij, brenda dhe jashtë fushës, si dhe për shkak se ata duan të fillojnë të fitojnë përsëri.
Godin përfundoi transferimin e tij në Inter të hënën, duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Nerazzurrët dhe mbrojtësi është i gatshëm t’i ndihmojë ata të përfundojnë thatësirën e tyre të trofeve.
“Kam ardhur në Inter për të fituar, për të dhënë gjithçka nga vetja ime, trupi dhe shpirti im, në fushë dhe jashtë saj”, ka thënë fillimisht ish-kapiten i Atletico Madridit për Inter TV.
“Një sfidë e re dhe një eksperiencë e re po fillon për mua. Interi është një ekip i shkëlqyer, shumë i rëndësishëm, ndër më të mirat në Evropë”.
🎙️ | INTERVISTA
“Metterò a disposizione la mia esperienza dentro e fuori dal campo”
⚫️🔵🇺🇾 Le prime parole da interista di @diegogodin, in esclusiva ai microfoni di @Inter_TV #WelcomeDiego pic.twitter.com/RLpNiv0cI4— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 1, 2019
“Me të vërtetë dua të vazhdoj të konkurroj në nivele të larta, duke bërë më të mirën time në fushë dhe jashtë saj, për të ndihmuar këtë ekip të madh të arrijë objektiva të rëndësishme”.
“Kam zgjedhur Interin sepse ata janë një klub i madh, një ekip i madh me shumë histori. Ata kanë ambicie dhe dëshirë të madhe për të arritur objektiva të rëndësishme”.
📽️ | VIDEO
Piacere, Diego. Made in Uruguay 🇺🇾#WelcomeDiego #NotForEveryone pic.twitter.com/XtKWd1sJis
— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 1, 2019
“Do të përpiqem të jap gjithçka në fushë dhe jashtë fushës. Do të përpiqem t’u ndihmoj shokëve të ekipit dhe klubit për të arritur objektiva të rëndësishme”.
“Kam zgjedhur Interin sepse ata kanë një projekt ambicioz sportiv. Ata duan të fillojnë të fitojnë përsëri dhe janë një ekip i madh, si në Evropë dhe në të gjithë botën”, përfundoi Godin. /Telegrafi/