Telegrafi

Prezantohet filmi “Lorik” për kapitenin legjendar Lorik Cana

Lorik Cana (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Digitalb dhe GjirafaStudios prezantojnë filmit dokumentar “Lorik”, i realizuar nga gazetari Andi Deçka.

Dokumentari i kushtohet jetës dhe karrierës së kapitenit legjendar të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Vet ikona e futbollit shqiptar dhe njerëzit e afërt me të, të cilët ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij si person dhe futbollist – rrëfejnë për karrierën e tij.

Filmi është realizuar nga Digitalb në  bashkëpunimin e fondacionit “Lorik Cana 5”, ndërsa në dokumentar marrin pjesë edhe personalitete të tjera të njohura.

Lexo po ashtu Lajmet për Lorik Canën

Nga futbollistët, pjesë e dokumentarit janë Djibril Cisse, sulmuesi i njohur që ka luajtur me Lorik Canën, si edhe Gheorge Hagi e Pape Diouf.

Legjenda e futbollit shqiptar (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Bashkëshortja e kapitenit legjendar, Monica, nuk mungon në këtë dokumentar, si edhe babai i tij, Agim Cana.

Për muzikën janë kujdesur Shkëlzen Doli dhe Endri Sina, derisa në njoftimin e mëhershëm për këtë film, Loriku ishte shprehur i entuziazmuar. /Telegrafi/