Në Panairin e veturave në Gjenevë është lansuar Ferrari GTC4 Lusso i ri.
Nga jashtë duket sikur nuk ka ndryshuar shumë nga modeli i tij bazë, por Ferrari GT me katër ulëse, si aerodinamikën, fuqinë e edhe shasinë e ka të gjithën të ripërpunuar, transmeton koha.net.
Dizajni i tij nuk mund të themi se është shumë më ndryshe se sa FF, por është e lehtë të dallohen dritat nga para më të “mprehta”, nga prapa më ndryshe, grilat nga para që i jep një pamje më sportive.
Motori mbetet i njëjti sikurse FF, 6.3 litërsh V12 por me disa ndryshime, të cilat kanë rritur performancën e tij nga 651 kuaj fuqi në 681 kuaj fuqi.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.4 sekonda, para se të arrijë atë maksimale prej 335 kilometra në orë.