Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte.
Proda kreu betimin në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm krerët e lartë të strukturave drejtuese të policisë dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha shprehu besimin se Ilir Proda do të sjellë një ritëm dhe dinamikë të re në organizatën e policisë.
“Kam besim të plotë se, në përfundim të këtij procesi reformues për strukturat drejtuese të policisë, do të krijohen kushtet e nevojshme për të arritur synimin e madh: ndërtimin e një policie moderne, e cila do të jetë e krahasueshme me strukturat e vendeve të Bashkimit Evropian”, tha Hoxha. /Telegrafi/