Kompania softuerike maqedonase “Venikom” zhvillon GPS aplikacionin e parë “Bike Copmuter” i dedikuar për çiklistët profesional dhe zbavitës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bike Computer” mund të shkarkohet në Android dhe iPhone i cili ofron siguri dhe funksione të shumta pa pagesë të cilat vlerësohen si risi nga aplikacionet tjera: lidhja me monitorin heart-rate, senzorë për shpejtësi dhe fuqi.
Opsioni “Keep me safe” është i dizajnuar të ju ofrojë siguri më të madhe çiklistëve në shtegjet e gjata, mund të detektojë rënien e çiklistit dhe tu dërgojë mesazh SMS për incidentin, kontakteve të zgjedhura na çiklisti.
Për testimin dhe krijimin e aplikacionit ekipi i “Venikom” bashkëpunon me kampionin e dhjetëfisht të Maqedonisë në çiklizëm dhe nënkampionin e ballkanit Jozhe Jovanov.
“Me ekipin e “Venikom” kemi takime të rregullta që përvojën time 10 vjeçare ta ndaj dhe tju ndihmojë që ta bëjmë aplikacoinin “Bike Computer” më të mirë. /Telegrafi/