Site icon Telegrafi

Prezantohet 500X nga Fiat (Foto)

Në panairin e automjeteve në Paris, prodhuesi italian, Fiat, ka prezantuar edhe një anëtar të ri në familjen ‘500’.

Kësaj radhe është fjala për një ‘crossover’ të quajtur 500X, shitja e të cilit do të startojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Fiat 500X është teknikisht binjak me Jeep Renegade, i gjatë 4.25 m, i gjerë 1.8 m dhe i lartë 1.6 m, ndërsa kapaciteti i hapësirës së bagazhit është 330 litra.

Me dukjen dhe cilësitë që ofron, pritet që ky model ta justifikojë çmimin e vet.

Motorizimin, do ta përbëjë motori me benzinë 1.4 Turbo MultiAir II (që zhvillon më 104 kW, gjegjësisht 140 KF) në kombinim me marsh manual me gjashtë shpejtësi dhe me tërheqje në rrotat e para.

Aty janë edhe dy motorë me naftë Multijet II, 1.6 l dhe 2.0 l me 90 kW (120 КF), gjegjësisht 104 kW (140 КF). I pari nga ta do të ketë marsh manual me gjashtë shpejtësi dhe tërheqje në rrotat e para, kurse i dyti do të jetë i lidhur me marsh të ri automatik me nëntë shpejtësi dhe tërheqje në të katër rrotat.

Më vonë do të ofrohen edhe motorë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version