Menaxherja e një spitali, ka raportuar se në banesën e saj kanë shkuar dy të panjohur dhe janë prezantuar si policë, të njëjtit kanë kërkuar t’i kontrollojnë cantën e saj, ku kanë gjetur një shumë parash dhe ia kanë marrë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:55 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.
Tutje në raport, shkruan se është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin si më lartë dhe të cilin policia është duke e hetuar.
“Ankuesja femër kosovare menaxhere në një spital, ka raportuar se në banesën e saj kanë shkuar dy të pa njohur dhe janë prezantuar si policë. Sipas ankueses, të njëjtit kanë kërkuar t’i kontrollojnë çantën e saj. Në çante kishte një shumë parash të cilat të dyshuarit ia kanë marrë. Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin si me lartë dhe të cilin policia është duke u hetuar. /Telegrafi/