Spektakli i Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdon të ketë befasi të shumta.
Tashmë janë prezantuar disa banorë si: Blero Muharremi, Ledi Vokshi, Santiana Maloku dhe Shqipe Hysenaj.
Ndërkohë që ka akoma konkurrentë të rinj, ata po vazhdojnë të prezantohen përmes klipeve që kanë realizuar.
Ylli Dervishi i njohur si Buci, këngëtarja Monika Salihu, Lumbardh Salihu dhe Albana Vukaj – janë konkurrentët e tjerë që duken mjaft interesant.
Deri më tani vlen të ceket se janë prezantuar gjithsej tetë banorë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 12.
Siç u pa, këta konkurrentë kanë zgjuar kureshtje të madhe te publiku me formën e të interpretuarit si dhe për lojën që do të zhvillojnë në vazhdim. /Telegrafi/