Hoffenheim ka kompletuar nënshkrimin e Marius Bulter nga skuadra e rënë në Bundesliga 2, Schalke 04.
Sulmuesi 30-vjeçar ka vënë në letër një kontratë trevjeçare me ‘Die Kraichgauer’.
Por, ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve nuk është emri i tij, mirëpo mënyra se si u prezantua te Hoffenheimi.
Në sezonin e kaluar, gjatë një dueli mes dy skuadrave, lojtari që shënoi 11 gola në Bundesliga për Schalken kishte thyer shtizën e flamurit këndor.
Kjo pjesë u shkëput nga prezantimi i tij, ndërsa shihet para derës së Hoffenheimit duke ua dhuruar atë të riparuar. /Telegrafi/
Schwamm drüber!
Willkommen bei der TSG, Marius! pic.twitter.com/eHBIhXEzc4
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) July 6, 2023