Për vetëm tre ditë videoprezantimi i “Miss Earth Kosova”, Kaltrina Neziri për pjesëmarrje në “Miss Earth” në Austri i ka kaluar të gjitha pritshmëritë e shikueshmërisë.
Ajo ka kaluar mbi 20 mijë shikime në kanalin zyrtar të “Miss Earth” në YouTube, duke kaluar edhe videot që janë postuar shumë më herët.
E vetmja video që po i bën konkurrencë prezantimit të Kosovës është prezantimi i “Miss Earth Mongolia”, e cila ka arritur mbi 30 mijë klikime.
Kaltrina, e entuziazmuar për suksesin e deri tashëm, u ka bërë thirrje të gjithëve ta klikojnë dhe ta afirmojnë sa më shumë videon prezantuese të Kosovës.
“Kjo video prezanton bukuritë e Kosovës dhe afirmon vendin tonë edhe në aspektin turistik, prandaj i ftoj të gjithë që të na ndihmojnë në afirmimin e saj”, tha ajo.
Videoprezantimi me më së shumti klikime do të shpallet si më i miri, duke i dhënë shtytje të madhe vendit përkatës dhe afirmim bukurisë kosovare. /Telegrafi/