Ka ardhur zyrtarizimi i shumëpritur i Liridon Krasniqit tek gjiganti malajzias Johor.
Mesfushori nga Kosova kishte arritur marrëveshjen ditë më parë me klubin gjigant të Malajzisë, por zyrtarizimi mungonte shkaku se presidenti Tunku Ismail Idris nuk ishte në vend.
Edhe zyrtarisht Johor sot ka prezantuar mesfushorin kosovar me një prezantim special ku prezent ishte edhe presidenti Ismail Idris.
Krasniqi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionët në fuqi të Malajzsië, me opsion edhe për një vit tjetër.
27-vjeçari është prezantuar si përforcim i madh i klubit që synon të bëjë gjëra të mëdha edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Për Krasniqin kjo është skuadra e tretë në Malajzi, pasi më parë ka luajtur edhe për Kedah duke u bërë legjendë e klubit si dhe për Melaka.
Johor është skuadra më e madhe në Malajzi, ndërsa synimet e saj janë që ta mbrojë titullin, ta fitojë përsëri Kupën e Shtetit dhe të shkoj larg në Ligën e Kampionëve.
Krasniqi është njëri nga lojtarët më të mirë në Malajzi, ndërsa pritet shkëlqimi i tij me Johor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LKy_0Ohh4uI