Giuseppe Pecoraro, ish shef i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit, ka thënë se komunikimi audio mes gjyqtarit Daniele Orsato dhe dhomës së VAR, në ndeshjen Inter-Juventus të vitit 2018, ku Miralem Pjanic bën ndërhyn te Rafinha është fshitrë.
Pas kësaj deklarata kanë reaguar edhe organet kompetente në Itali, ku sipas mediave të këtij vendi, Prokuroria e Milanos dhe ajo e Romës kanë nisur një hetim për të parë nëse është e vërtetë ajo që Pecoraro ka deklaruar, pra fshirja e audios vetëm në momentin më të diskutuar të takimit.
Bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e titullit kampion të sezonit 2017-2018, të cilën Juventusi e fitoi me rezultatin 3-2.
Interi në atë ndeshje kishte luajtur me një lojtar më pak për më tepër se 80 minuta lojë, ku Matia Vecino ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Megjithatë në fillim të pjesës së dytë Pjanic bëri një ndërhyrje ndaj mesfushorit brazilian të Interit, Rafinha, ku Orsato nuk e ndëshkoi boshnjakun edhe pse kishte një karton të verdhë më parë.
Pecoraro deklaroi se kishte shkuar për të dëgjuar bisedën mes Orsatos dhe dhomës së VAR për atë episod, në mënyrë që të kuptonte pse gjyqtari kryesor nuk i nxori karton Pjanicit, por ka thënë se audio e atij momenti ishte fshirë dhe ishte e vetmja që mungonte.
https://www.youtube.com/watch?v=rau76fbKvdg&feature=emb_title
Corriere dello Sport në anën tjetër ka shkruar për këtë moment që në atë kohë, duke treguar edhe fjalët që ishin përdorur nga VAR, që i kishin sugjerua Orsatos se nuk është karton i kuq. /Telegrafi/