Vrasja e JFK u organizua nga një bos i Mafias, të cilin Presidenti e kishte tradhtuar, sipas pretendimeve tronditëse të një eksperti.
John F. Kennedy u qëllua për vdekje nga Lee Harvey Oswald ndërsa gjendej në një autokolonë presidenciale në Dealey Plaza, Dallas.
Ish-marinsi amerikan Lee Harvey Oswald u akuzua për vrasjen e JFK dhe një komision i pavarur zbuloi se ai veproi i vetëm kur e vrau Presidentin.
Përkundër kësaj, amerikanët janë të bindur se ai nuk ishte duke vepruar i vetëm dhe nuk besonin në versionin zyrtar të ngjarjeve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autori Mark Shaw, i cili po heton vdekjen e gazetares Dorothy Killgallen, pohon se vrasja e Presidentit u organizua nga një bos i frikshëm mafioz i njohur si “The Godfather”.
Shaw pretendoi se goditja u organizua si hakmarrje për Kennedyn, për “tradhti” ndaj mafias.
Ai ka thënë ekskluzivisht për Daily Star Online se mafiozi Carlos Marcello kishte organizuar vrasjen e JFK dhe Dorothy Killgallon.
“Në zgjedhjet e vitit 1960 kur JFK po kandidonte për president kundër Nixonit, babai i tij Joe Kennedy e dinte se do të humbiste ato zgjedhje, nëse nuk fitonin Illinois dhe Virxhinian Perëndimore”.
“Kështu që Joe bëri një marrëveshje me Frank Sinatram dhe pjesën tjetër të mafias”.
“Ndërsa ata i ndihmuan të fitonin Illinoisin dhe Virxhinian Perëndimore, kur administrata e re hyri në detyrë, ata u desh të liheshin të vepronin të lirë”.
Por Shaw pretendon se kjo marrëdhënie u përkeqësua kur Kennedyt nuk qëndruan deri në fund të marrëveshjes.
Ai shtoi: “Joe i tradhtoi ata, kam një dëshmitar që ishte atje kur ai e detyroi JFK të emërojë Bobby Kennedyn si Prokuror të Përgjithshëm”.
“Bobby Kennedy shkoi pas atyre mafiozëve, veçanërisht Marcellos, dhe e deportoi atë”.
Dy muaj më vonë, Marcello u kthye në SHBA dhe luftoi me sukses përpjekjet e Qeverisë për ta kthyer atë përsëri në deportim.
Pas kësaj, Shaw pretendon, Marcello u angazhua për hakmarrje kundër Kennedyt.
“Ai vendosi që mund të vriste Bobby Kennedyn, të cilin e urreu, por nëse ai do ta bënte një gjë të tillë, JFK do të vinte pas tij me gjithçka që qeveria kishte”.
“Por nëse do të vriste JFK, Bobby Kennedy është i pafuqishëm dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi”.
Sipas DailyStar, Carlos Marcello vdiq në moshën 83 vjeçare në shtëpinë e tij të familjes.
Ai kaloi periudha të shumta në burg për vepra të tilla si sulm ndaj një zyrtari të FBI-së, grindje dhe mashtrime.
Autoritetet ndërkohë kishin vendosur që Marcello kishte “motivin, mjetet dhe mundësitë” për të organizuar vrasjen, por nuk munden të gjenin prova të drejtpërdrejta për ta implikuar atë. /Telegrafi/