Java e parë e Superligës së Kosovës në futboll do të përfundoj të dielën me tri ndeshje shumë interesante.
Vëmendja e adhuruesve kosovarë do të jetë në qytetin e Drenasit ku do të përballen me njëra tjetrën dy skuadrat pretendente për titull, Prishtina dhe Drita.
Të dyja skuadrat janë të përforcuara shumë dhe kërkojnë maksimumin e pikëve që në ndeshjen e parë.
Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ka deklaruar se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për këtë takim dhe beson në fitore.
“Besoj jemi përgatitur mjaft mirë duke e marrë parasysh kushtet që na janë afruar e duke iu falë edhe kryesisë që kishte angazhuar për fazë përgatitore të trajnerit italian dhe ku tani ekipi duket mjaft mirë i përgatitur fizikisht. Shpresojmë të kemi start të mirë të kampionatit dhe fillimi i mirë i kampionatit është shtytje për ekipin, trajnerin, e sidomos për kryesinë që të besoj në ekip që kjo të arrijë synimet që ka”, tha Dallku për faqen zyrtare të klubit.
“Ndeshje me Dritën do të jetë e vështirë. Por, Prishtina është Prishtinë dhe nuk ka një pikë dyshimi që ne të kemi frikë edhe pse Drita ka bërë shumë ndryshime e që kemi bërë edhe ne. Ne i qasemi çdo ndeshje , pa marr parasysh kush është kundërshtari, maksimalisht ë angazhues për t’ju treguar se Prishtina është kompletuar si ekip dhe me ndihmën e shikuesve, e që pak na kanë munguar në kohë të fundit, të na përkrahin me numër më të madh që të na përkrahin drejt qëllimit tonë”, u shpreh Dallku.
Ndërkohë në një prononcim për Telegrafin, numri një i Dritës, Betim Halimi ka thënë se skuadra e tij udhëton drejt Drenasit me të vetmin qëllim fitoren.
“Skuadra është shumë e përgatitur në të gjitha aspektet dhe në klub kemi një atmosferë shumë të mirë”.
“Detyrat për këtë takim i kemi marrë nga trajneri dhe do t’i zbatojmë në fushë në përpikëri”, tha Halimi.
“Synimi ynë kryesor është që të triumfojmë sot në derbi, jemi të bindur se kemi skuadër shumë cilësore dhe të kompletuar në të gjitha repartet dhe kjo na bënë që në çdo ndeshje të kërkojmë fitore”, u shpreh Halimi.
Një tjetër derbi interesant pritet të zhvillohet edhe në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit të rikthyer në elitë dhe Lirisë së Prizrenit.
Kuqezinjtë gjithmonë kanë treguar lojë të fortë dhe vështirë të mposhtën në stadiumin e tyre, por Liria e super përforcuar do të tentoj të dalë e pamposhtur nga Gjakova.
Ndërkohë në qytetin e Gjilanit, skuadra me po të njëjtin emër do të jetë nikoqire e Besës së Pejës.
Edhe këtë vit gjilanasit kanë thënë se do të ndjekin trofetë dhe për këtë kanë përforcuar mjaftë shumë skuadrën, ndërsa pejanët janë skuadra më pak e përforcuar gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/