Gjatë ditës së djeshme është hapur afati kalimtar i verës dhe Preston North End po kërkon të sjell lojtarë të rinj.
Skuadra që bën pjesë në Championship anglez ka nisur të mendojë për sezonin e ri dhe një ndër objektivat është edhe reprezentues nga Kosova.
Arijanet Murici është një ndër emrat që po kërkon ta huazojë klubi anglez, i cili në sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e 14 të renditjes tabelore.
The Sun ka raportuar disa ditë më parë se Citizens janë të prirur të huazojnë lojtarin pas rikthimit nga dëmtimi të Claudio Bravos.
Portieri njëzetvjeçar e ka kaluar sezonin si portieri i dytë i Manchester Cityt pas dëmtimit të Claudio Bravos. Ai ishte i rregullt në garën e Carabao Cup, duke mos pranuar gol në katër nga pesë takimet.
Përveç kësaj, Murici është paraqitur në tri raste për përfaqësuesen e Kosovës gjersa është një figurë imponuese midis portës, ku do të ishte zëvendësues ideal i Ben Daviesit dhe Jordan Storeyt. /Telegrafi/