Mediumi prestigjioz britanik, The Guardian, i ka dedikuar një artikull kulturës në Kosovë.
Ai ka shkruar për Rita Orën, Dua Lipën si dhe për ngjarjen më të madhe në vend, Sunny Hill Festival.
Mes tjerash, në artikull ka përmendur edhe artisten e njohur shqiptare, Dhurata Dorën.
Ka përmendur bashkëpunimet e suksesshme të këngëtares me yje të famshëm botëror.
“Njëra prej tyre, Dhurata Dora, ka më shumë se 860 milionë shikime në YouTube me hitin e saj të madh “Zemër”, bashkëpunim i vitit 2019 me reperin algjerian, Soolking, që ishte pjesë e top-listave në Belgjikë, Zvicër dhe Francë. Bashkëpunimi i Dorës më 2021 me reperin francezo-kongolez SIMS, “Only You”, u certifikua si i artë në Francë dhe platin në Zvicër dhe performanca e saj me yllin e “Voice of Albania”, Yll Limani, pa dyshim ka qenë kryeperformanca në gjuhën shqipe në festivalin e sivjetmë të Sunny Hill-it”, thuhet në artikull.
Përmendet po ashtu edhe Era Istrefi, Noizy e reperi tjetër i njohur nga Ferizaj, Buta.
Në shkrim mes tjerash ka përmendur edhe klubet e natës në Prishtinë, sikurse Zone Club.
Sunny Hill ndërkaq edhe këtë vit mblodhi figurat më të famshme si: Bebe Rexhën, Stormzyn, Black Coffe, DJ Snake. /Telegrafi/