Telegrafi

Presioni nga tifozët për mos-transferimin e Acerbit, Interi kthen sytë nga një tjetër shënjestër

Mos-aprovimi i tifozëve ka bërë që Interi të stopojë negociatat me Francesco Acerbin dhe të kthejë sytë nga Trevor Chalobah, mbrojtës 23-vjeçar në pronësi të Chelseat, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Thomas Tuchel.

Anglezi mbështet fort nga Romelu Lukaku, i cili e ka pasur mik edhe te The Blues dhe ka vënë re nga afër rritjen e tij, teksa një arsye e fortë që Marotta e Ausilio kanë kthyer sytë nga Chalobah, është edhe mosha e tij.

Në një repart që sezonin e ardhshëm mund të përballet me largimin e lojtarëve si Stefan De Vrij e Danilo D’Ambrossio, të cilët janë në fund të kontratës, anglezi do të ishte investimi më i mirë në këto momente.

Lexo po ashtu Acerbi nuk stërvitet me Lazion, po pret transferimin te Interi

Chelsea për momentin kërkon shitjen e menjëhershme, ndërsa Interi ka ofruar ta marrë në huazim për një sezon, me të drejtë blerjeje për rreth 15 milionë euro verën e ardhshme.

Mediat angleze raportojnë se Chalobah u ka bërë të ditur miqve të tij se do të niset drejt Milanos së shpejti, për t’u bashkuar me Nerazzurët, teksa duket se do të jetë pikërisht ai që do të plotësojë repartin e mbrojtjes së zikaltërve.

Lexo po ashtu Chelsea mendon huazimin e Chalobah, tre gjigantët italianë e duan mbrojtësin e ri anglez

Në këtë mënyrë Simone Inzaghi do të ketë në dispozicion një futbollist të shpejtë, që e njeh mirë rreshtimin me tre në mbrojtje dhe mbi të gjitha, ka një marzh shumë të lartë përmirësimi.

Zbehet ndërkohë pista që të çon te zvicerani Akanji, pasi Borussia Dortmund nuk ul pretendimet nën 15 milionë euro dhe te Interi preferojnë më shumë të nënshkruajnë një para-kontratë, për ta marrë verën e ardhshme me parametra zero. /Telegrafi/