Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania pati përplasje të mëdha ndërmjet banorëve.
Përveç kësaj, në debate me disa nga konkurrentët u përfshinë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
Të njëjtit i akuzuan Efin dhe Kiarën pas hyrjes në shtëpi, duke thënë se kanë ndryshuar dhe kanë dashur të afrohen sërish me Luizin për shkak të famës që gëzon brenda.
Për këtë u prek më së shumti Dhedhes, e cila tha se u lëndua nga Ejlli për shkak se e konsideronte mik, gjersa sa i përket famës, ajo tha se nëse mendojnë kështu do të dalë menjëherë nga shtëpia.
Në vazhdimin e bisedës, ajo shtoi se nuk është këtu për të duruar presionin e opinionistëve apo të merret me këso gjërash.
Zeshkania edhe pas mbarimit të mbrëmjes së kaluar në bisedën me Titon tha se do të largohet.
Gjithçka nisi pas një video që iu publikua Kiarës dhe Efit, për atë se si janë sjellë vajzat me të në fillim dhe se si kanë ndryshuar tani. /Telegrafi/