Telegrafi

Presione mbi votuesit rom në lagjen e Prilepit “Trizla”

Me hapjen e vendvotimeve në shkollën fillore “Dobre Jovanoski” në Prilep, ku gjenden dhjetëra vendvotime, është verjetur një numër i madh i agjitacioneve të një parite, por edhe zyrtarë të punësuar në stacionin policor të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni

Sipas portalit “Publiku”, para hyrjes në shkollën fillore ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komitetit Lokal i një partie, me çka policia ka kërkuar që të largohet dhe e ka paraqitur në stacionin policor në Prilep.

Përveç këtyre është vërejtur edhe prania e makinave të Komunës së Prilepit, para vendvotimeve./Telegrafi/