Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e komunitetit ortodoksë për Krishtlindje.
Osmani shkruan se festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.
“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë!
Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja.
Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo.
Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!”, shkruan presidentja Osmani. /Telegrafi/