Telegrafi

Presidentja ​Osmani do të vizitojë Slloveninë në korrik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë, Minca Benedejçiq, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon.

Gjatë takimit, ambasadorja Benedejçiq ia ka dorëzuar presidentes Osmani ftesën e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik.

“Presidentja Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës. /Telegrafi/