Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten do të pres në takim një delegacion amerikan nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Në njoftimin nga Presidenca, bëhet e ditur, se të premtën në orën 15:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.
Ndërsa, në orën 16:10, presidentja Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. /Telegrafi/