Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet të takojë sot kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.
Kështu ka njoftuar Jasharaj, duke shtuar se takimi do të nisë në orën 15:00.
Ai ka thënë se 97 për qind e shkollave janë në grevë dhe me 1 tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike.
Sipas tij, greva do të vazhdojë. /Telegrafi/