Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani takon përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog: Do të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon takimet me liderë të botërorë në kuadër të konferencës së sigurisë në Mynih, ndërsa sot ka takuar edhe përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkruan Osmani.

Lexo po ashtu Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Presidentja gjatë ditës në Mynih ka takuar edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.

“Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.  Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, tha e para e shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version