Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Foto: Arkiv

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka përdorë të drejtën e vetos, duke ia kthyer dy ligje për rishqyrtim Kuvendit të Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani konfirmoi për Telegrafin se bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë”, tha më tej Kupina në një deklaratë për Telegrafin.

Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse.

 

Exit mobile version