Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani i reagon ministrit serb në Këshillin e Sigurimit: Mos na ligjëro për implementim të marrëveshjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit iu drejtua ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq  në lidhje me implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruara në Bruksel.

Osmani theksoi se Kosova ka implementuar mbi 90 për qind të marrëveshjeve të arritura në Bruksel

“Kosova ka implemetuar rreth 90 për qind të marrëveshjeve sipas Brukselit, dhe derisa ju flisni për një Asociacion të nënshkruar në marrëveshje në Bruksel, e cila marrëveshje është shkelje e qartë e Kushtetutës së vendit tonë. Në anën tjetër, Serbia nuk ka implementuar 2/3 e marrëveshjeve të nënshkruara”, theksoi Osmani.

Ajo u shpreh se Selakoviq nuk mund të mësojë Kosovën për implementim të marrëveshjeve.

“Ju lutem z.Selakoviq mos na ligjëro neve se si duhet të bëhet implementimi, se kjo nuk do të ishte hera e parë që Serbia injoron marrëveshjet që i nënshkruan dhe nuk i implementim pastaj”, iu drejtua Osmani gjatë fjalimit të saj ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version