Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të rizgjedhur Nayib Bukele.
Osmani është pritur me nderime të larta e ceremoni ushtarake, derisa ka publikuar edhe disa pamje nga pritja.
“Krijimi i aleancave të reja dhe thellimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador. Pamje nga pritja me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake”, ka pohuar Osmani në postimin e bërë në Facebook. /Telegrafi/
Touchdown in El Salvador.
At the invitation of President @nayibbukele, I will attend the inauguration ceremony of President Bukele and meet with other state representatives to discuss our shared goal of opening new chapters of cooperation between our countries. 🇽🇰 🇸🇻 pic.twitter.com/tJfEgieNlu
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 31, 2024