Telegrafi

Presidentja Osmani pret në takim kryeministrin Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nga ky takim mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.

Pas presidentes, Rama do të takojë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ndërsa, në pritje të konfirmimit mbetet ende takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Lexo po ashtu Rama arrin në Kosovë, pritet nga ambasadori i Shqipërisë

Kjo vizitë e Ramës në Kosovë është në kuadër të turit dy-ditor në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilin e nisi sot.

Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit dhe rolit që do të ketë nisma “Open Balkan” në këtë proces./Telegrafi/