Site icon Telegrafi

Presidentja Osmani me portret familjar uron Vitin 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Vitin e Ri 2024 me një portret familjar.

Viti 2024 qoftë i mbushur me shëndet, dashuri e suksese shkruan, presidentja Osmani.

Presidentja kishte shkruar se ky vit që po lëmë pas ishte një dëshmi e qëndrueshmërisë sonë dhe shpirtit të palëkundur kundrejt sfidave.

Lexo po ashtu Osmani uron qytetarët: Viti i ri, mundësi e mirë për të hapur perspektivë të re e për ta rritur shpresën

Presidentja ka uruar që ky vit i ri t’i sjell të gjitha të mirat për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Më shumë dashuri për të vegjlit tanë, më shumë suksese për rininë tonë, më shumë begati për punëtorët e pensionistët tanë dhe më shumë kujdes, humanizëm e solidaritet për të pambrojturit dhe për ata që kanë më së shumti nevojë. Sonte, një falënderim të veçantë për të gjithë ata që në këtë natë ndërrimi të viteve kujdesen për shëndetin dhe sigurinë tonë, si dhe për të gjithë të tjerët në krye të detyrës”.

Exit mobile version