Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar dëshmorin Luan Haradinaj, në 25 vjetorin e rënies në kufirin me Shqipërinë.
Osmani shkruan se heronjtë si Luani i dhanë kuptim lirisë sonë dhe i japin kuptim paqes, duke u bërë frymëzim për brezat se si duhet atdheu.
“Luani dhe familja e tij u dëshmuan me angazhimin e tyre duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën tonë për çlirim. Emri i tij personifikon guximin dhe trimin me kauzë, i cili nuk kthehet mbrapshtë, duke u bërë theror për lirinë e popullit të vet. Heronjtë si Luani i dhanë kuptim lirisë sonë dhe i japin kuptim paqes, duke u bërë frymëzim për brezat se si duhet atdheu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani për heroin Luan Haradinaj. /Telegrafi/