Telegrafi

Presidentja Osmani nisë vizitën në Maltë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (Foto: Ridvan Slivoa/Telegrafi)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patronatin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë.

Në njoftimin nga Presidenca thuhet se, përveç takimit me homologun, presidentin Vella, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.

Në Forumin për Kulturë dhe paqe, presidentja Osmani do të  jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe. /Telegrafi/